Gjuriq acarohet, fajëson Kosovën për mosthemelim të Asociacionit

Lajme

Gjuriq acarohet, fajëson Kosovën për mosthemelim të Asociacionit

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 23:06
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, e ka hedhur fajin tek autoritetet në Prishtinë, për situatën e krijuar si rezultat i zhvillimeve të fundit.

Në një deklaratë të dhënë për Tanjug, Gjuriq po ashtu ka kritikuar Kosovën, edhe për deklarimet se nuk do ta themelojnë Asociacionin.

”Ata në mënyrë krejtësisht të matur kanë folur publikisht se nuk do ta lejojnë kurrë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. I fundit që e bëri këtë ishte Albin Kurti, e atë para zyrës së Kancelarit të Gjermanisë në zemër të Berlinit. Pika e fundit ishte dëbimi i liderëve serbë nga strukturat policore të Kosovës që po ndodh në të njëjtën kohë me vendimin që qytetarëve të thjeshtë t’u ndalohet përdorimi i automobilave, pasi dikujt nga Prishtina nuk u pëlqejnë targat e tyre, të cilat ata kanë të drejtë t’i përdorin sipas Marrëveshjes së Brukselit”, tha Gjuriq.

Tutje Gjuriq ka thënë “Prishtina është ajo që nuk do dialog”.

”Prishtina po minon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare që të arrihet një zgjidhje paqësore e pranueshme për qytetarët e të dyja palëve. Është jashtëzakonisht domethënëse që ne dëgjojmë nga zyrtarët më të lartë amerikanë një thirrje të qartë që pas 10 vjetëve më në fund të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Po ashtu të tërhiqet vendimi i dëmshëm dhe shkatërrues lidhur me targat”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat