Prifti Ortodoks: A e dini pse ne të krishterët u themi myslimanëve ekstremistë?

Lajme

Prifti Ortodoks: A e dini pse ne të krishterët u themi myslimanëve ekstremistë?

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 18:05
At-Nikolla Xhufka

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysfirë ishin: Imami i njohur nga Shkupi, Zekrija Bajrami si dhe prifti ortodoks nga Shqipëria, At-Nikolla Xhufka.

Prifti At-Nikolla Xhufka, në këtë emision ka sqaruar për opinionin arsyen se pse disa të krishterë i quajnë myslimanët ekstremistë.

“A e dini pse ne të krishterët u themi myslimanëve ekstremistë? Ngase ne lutemi një herë në javë. Ne e duam Zotin për dy arsye: Një herë në javë, ditë të diele kështu edhe kur jemi sëmurë. Vetëm në këto dy raste”, është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket organizimit fetar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, prifti Xhufaka ka thënë se të krishterët janë të përçarë.

“Në Shqipëri ke dy kisha, greke dhe shqiptare. Mirë që shqiptare, po ajo greke pse duhet të jetë. Pse duhet të varemi ne nga greku. Mos është greku më i mirë se ne, jo. Pse nuk varen myslimanët nga arabia? Kanë miqësi, por nuk varen nga ata. Në nuk jemi të aftë të kemi një kryepeshkop shqiptar. Vjen në Kosovë, në një kishë ortodokse e gjen flamurin serb. Manastiri i Deçanit, është manastir serb, jo. Manastiri i Deçanit është shqiptare si të gjitha kishat ortodokse në Kosovë. Fajin na e ka islami prapë, e ne nuk kemi faj fare” është shprehur prifti ortodoks nga Shqipëria, At-Nikolla Xhufka.

Ndiqeni emisionin nga minuta 42 për ta dëgjuar deklaratën e plotë të priftit At-Nikolla Xhufka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat