Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Lajme

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Mbahet Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV). (Salla “1 Tetori”, ora 09:00)

Mbahet konferenca "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore", organizuar nga "Kosova - Women 4 Women" në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës.( Hotel Sirius, ora 09:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women mbajnë tryezën me temë “Dhuna ndaj vajzave –Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, që do të organizohet në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull “Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli – raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton në Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën shqyrtimin e kërkesës për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”. ( Kuvendi I Kosovës, ora 11:30)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të takohen me kryetarin, Kadri Rahimaj.( Kamenicë, ora 12:30)

Open Data Kosovo organizon Webinarin me temën "Si munden OShC-të dhe mediat lokale të promovojnë lirinë e internetit dhe të drejtat digjitale në Kosovë?" i cili do të zhvillohet më 30 nëntor 2022.( platforma ZOOM, ora 14:00)

Në Qendrën "Libart", do të trajtohen pikëpamje të ndryshme mbi kritikën si proces, idenë e kritikës në epokën dixhitale dhe në trendet e konsumimit të shpejtë e të shumtë, po ashtu edhe kritikën në raport me ideologjitë. Ligjëron Latif Mustafa rreth temës “Ideja e Kritikës“ ( Biblioteka”Hivzi Sylejmani, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat