Blerim Latifi tregon se si Kisha serbe i asimiloi shqiptarët ortodoksë, flet edhe për myslimanët

Lajme

Blerim Latifi tregon se si Kisha serbe i asimiloi shqiptarët ortodoksë, flet edhe për myslimanët

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:56
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi ka shkruar një status për Krishtlindjen ortodokse në Kosovë.

Latifi ka thënë se Krishtlindja ortodokëse shqiptarëve të Kosovës u rikthen kujtime të hidhura, pasi Kisha serbe ka ndjekur politika nacionaliste për deshqiptarizimin e Kosovës.

“Ndonëse është në kalendarin e festave të cilat respektohen nga shteti, krishtlindja ortodokse tek shqiptarët në Kosovë nuk trajtohet fare si e tillë. Përkundrazi, ajo u shërben atyre kryesisht për t’i rikthyer kujtimet e hidhura nga e kaluara. Kisha Ortodokse Serbe historikisht ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ajo kurrë nuk ka hezituar që t’i frymëzojë dhe mbështes projektet e njëpasnjëshme të nacionalizmit shtetëror serb për deshqiptarizimin e Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Ai, tutje ka thënë se asimilimi i ortodoksëve shqiptarë nga Kisha serbe është bërë me dhunë dhe duke i turqizuar muslimanët e Kosovës, përmes themelimit të Medresesë së Shkupit.

“Por derisa shqiptarët ortodoksë shteti serb me dhunë i asimilonte në serbë, me shqiptarët muslimanë ndiqte një strategji tjetër asimilimi: turqizimin. Me 1919 vetë Krajl Aleksandri e hapi Medresenë e Madhe të Shkupit për të nxjerrë kuadro që do t'i shërbenin politikës së turqizimit të shqiptarëve, ndërsa kryeministri i tij, dinaku Nikolla Pashiq, e nxiti krijimin e partisë politike islamike “Xhemijeti”, e cila do të afirmonte të drejtat fetare të shqiptarëve në Jugosllavinë monarkiste, por jo edhe të drejtat kombëtare të tyre. Në regjimin e krajlit kishe të drejtë të ishe musliman, por jo edhe shqiptar”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat