14 vjet më parë ndërroi jetë ​Historiani dhe veprimtari i shquar shqiptar, Zekeria Cana

Lajme

14 vjet më parë ndërroi jetë ​Historiani dhe veprimtari i shquar shqiptar, Zekeria Cana

Më: 10 janar 2023 Në ora: 20:59
Zekria Cana

Sot janë bërë 14 vjet që kur ka ndërruar jetë historiani dhe veprimtari i shquar shqiptar, Zekeria Cana i cili lindi në Gjakovë më 15 mars 1934.

Cana më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në Degën e Historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj. Më 1959 u largua nga Lidhja Komuniste e Jugoslavisë (LKJ) për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Sërbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës me titull: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”.

Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve Shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u muar edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë.

Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor. Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin social, kombëtar, politik, humanitar etj., nga të cilat mund të veçohen:

Inicues për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ) dhe sekretari I parë i KMDLNJ-së.

Bëri publike në suaza ndërkombëtare rastet e helmimit të fëmijëve dhe rinisë nga regjimi i Serbisë në vitin 1990.

Zekeria Cana ishte inciator i hapjes së arkivoleve të pllombuara të ushtarëve shqiptarë, të deklaruara si vetë-vrasje në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë, foto të cilat janë publikuar edhe në Këshillin e Lartë të OKB për të Drejtat e njeriut në Gjenevë

Anëtar I keshillit inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Arkitet I nismës së rinisë studentore për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë prijësit të Lëvizjes, Prof.Anton Çettës. Bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë “Kumbara” i tranzicionit paqësor politik në Shqiperi në vitin 1990.

Zbuloi lokacionin e varrezave masive të viktimavë të Masakrës së Tivarit. Organizator i varrimit të Familjes Jashari në Prekaz, në vitin 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat