Rrëfimi i Nexhmije Kllokoqit mbi krimet e Oliver Ivanoviq në Kosovë

Lajme

Rrëfimi i Nexhmije Kllokoqit mbi krimet e Oliver Ivanoviq në Kosovë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:11
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Nexhmije Kllokoqi

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Nexhmije Kllokoqi, vite më parë ka rrëfyer disa nga krimet e Oliver Ivanoviq mbi shqiptarët në Kosovë.

Kllokoqi atëherë reportere e luftës, ka treguar video autentike se si Ivanoviq nuk e ka lejuar pas çlirimit të kalojë në pjesën veriore për te takuar familjen e saj.

Ajo tutje ka treguar se Ivanoviq ka qenë themelues i “Rojeve të Urës.

”“Pasi mua më kishin humbur të gjitha lidhjet me familjarët e mi dhe unë doja të kthehesha në shtëpi me 16 qershor të vitit 1999. Pasi kam kaluar Urëne Ibrit për të hyrë në Veri të Mitrovicës jemi ndaluar nga Oliver Ivanoviq dhe disa persona të tjerë dhe nuk jemi lejuar të vazhdojmë më tutje. Unë nuk e kisha imagjinu se pas çlirimit nuk mundemi me shku në shtëpitë tona, kjo ishte diçka për mua shumë abstrakte dhe e pashpjegueshme. Ka pasë shumë tentativa për arrestimin e Oliver Ivanoviq, mirëpo nuk kishte askush ndonjë dëshmi dhe argument. Një ditë me thirr një person në telefon dhe më thotë kam dëgju se e ke një xhirim, a mundet të takohemi dhe kete xhirim ta dorëzojmë në Eulex. Jemi taku e kemi shkëput pjesën prej xhirimeve të mija dhe në bazë të këtij xhirimi pas dy ditësh është arrestuar Oliver Ivanoviq”, ka deklaruar Kllokoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat