Publikohen pamjet e “Audi Q5” të cilën Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri

Lajme

Publikohen pamjet e “Audi Q5” të cilën Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri

Më: 23 janar 2023 Në ora: 16:11
Pamjet e “Audi Q5” të cilën Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri

Mediumi serb i Kosovës, Kosovo-Online, ka publikuar fotografitë e veturës “Audi Q5”, në drejtim të së cilës dyshohet se hapi zjarr Policia e Kosovës të hënën në mesditë, në afërsi të pikës së kontrollit te Ura e Bistricës, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

Kosovo-Online shkruan se vetura “Audi Q5” është demoluar nga gjuajtjet me armë.

Policia e Kosovës tha se sot në orët e hershme të mëngjesit në Bistricë të Leposaviqit ka tentuar ta ndalojë një veturë, por që e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve policorë.

Policia tha se për të neutralizuar rrezikun ndaj zyrtarëve të saj policorë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Ndërkaq, Zyra e Petar Petkoviqit, ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pretenduar se pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës kanë qëlluar në një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, afër pikës së kontrollit te ura e Bistricës.

Image
Pamjet e “Audi Q5” të cilën Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri
Image
Pamjet e “Audi Q5” të cilën Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat