Eksperti i Evropës Juglindore: Kurti dhe Vuçiqi të vetëdijshëm se duhet të bëjnë një kompromis

Lajme

Eksperti i Evropës Juglindore: Kurti dhe Vuçiqi të vetëdijshëm se duhet të bëjnë një kompromis

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 08:41
Eksperti i Evropës Juglindore dhe profesori në University College London, Eric Gordy

Eksperti i Evropës Juglindore dhe profesori në University College London, Eric Gordy, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të dy janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë një kompromis.

Ai në një intervistë për gazetën beogradase “Danas” BE-ja është e gatshme që të  të mos i kërkojë Vuçiqit ta njohë pavarësinë e Kosovës përderisa ai premton se nuk do të krijojë probleme.

“Është e pazakontë që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtrohet si pyetje tani, pasi që më herët është rënë dakord për të”.

Duke folur për planin evropian, Gordy deklaroi se ky dokument është i mirë si model për të ecur përpara.

“ Është i ngjashëm me modelin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, kështu që Serbia nuk duhet të njohë pavarësinë e njëra-tjetrës, por duhet të bien dakord që të mos sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë, do t’ju kujtoj se nuk ishte as për Gjermaninë, por sigurisht që është më mirë se përshkallëzimi periodik”.

Sipas tij, një gjë që ka ndryshuar gjithçka në Evropë është lufta në Ukrainë,

Eksperti i Evropës Juglindore thotë se Evropa kurrë nuk e ka konsideruar veten si një union të sigurisë dhe ushtarakëve.

Ai potencon se BE-ja është krijuar si një marrëveshje ekonomike mes Francës dhe Gjermanisë.

“Është bërë e qartë se Evropa duhet të mendojë më shumë për sigurinë, por edhe të jetë më serioze për unionin e saj, gjë që është kryesisht. Ka disa devijime, për shembull në Hungari dhe Poloni, por BE-ja e ka ruajtur unitetin e saj dhe mendoj se është bërë e rëndësishme që Bashkimi të parandalojë apo të zgjidhë konfliktet në Evropë”, thekson Gordy.

“Mendoj se për këtë arsye”, shton ai, ka kaq shumë presion për t’u arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Të dyja palët po rezistojnë, sepse po luajnë për një kohë shumë të gjatë me marrëveshje të përkohshme, të cilat ishin fitimprurëse edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat