Pamje e bukur nga familja e Jasharëve, Rifat Jashari bashkë me familje

Lajme

Pamje e bukur nga familja e Jasharëve, Rifat Jashari bashkë me familje

Më: 5 mars 2023 Në ora: 07:17
Familja Jashari

Imami i Xhamisë së qytetit të Drenasit, Osman Musliu, ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një fotografi të Rifat Jasharit bashkë me familje.

"O Bac Rifat Sh Jashari; Kur don Perendia s'ka çka ban Serbia! Mashallah" , ka shkruar Musliu.

Në mbledhinë e familjes heroike shihen edhe dy fëmijët e heroit Hamëz Jashari, Bekimi e Besarta.

Kjo e fundit e mbijetuar nga lufta e Jasharjve kundër forcave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat