“Qysh do me u bo babë me atë jaranin që e ke?”, “S’du me u bo babë unë” – Hoxha ‘konfrontohet’ me gazetarin

Lajme

“Qysh do me u bo babë me atë jaranin që e ke?”, “S’du me u bo babë unë” – Hoxha ‘konfrontohet’ me gazetarin

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:24
Osman Musliu dhe Vullnet Krasniqi

Hoxha Osman Musliu ka debatuar në Pressing me gazetarin Vullnet Krasniqi lidhur me deklaratën e fundit të thënë nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, për atë se dëshiron “të bëjë një fëmijë pa pasur burrë”.

Tema e fekondimit artificial ka nxitur debat edhe në studio, ku Krasniqi tha se një grua mund të ketë fëmijë edhe pa burrë, por e kundërta nuk mund të ndodhë.

“Gruaja mund të ketë fëmijë edhe pa burrë. Por një burrë duhet që të ketë grua që të ketë një fëmijë. Pra këtu përfundon debati.”, tha ai.

Këtu i reagoi Musliu, i cili tha se kjo nuk qëndron.

“Nuk mundet as gruaja të ketë fëmijë pa ekzistuar një burrë”, i tha ai.

“Po ti qysh do me u bo babë me atë jaranin që e ke?”, tha Musliu.

“S’du me u bo babë unë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat