Enver Robelli shkruan për Jakup Krasniqin, reagon ashpër vajza e tij

Lajme

Enver Robelli shkruan për Jakup Krasniqin, reagon ashpër vajza e tij

Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:50
Jakup dhe Gresa Krasniqi

Gazetari Enver Robelli e ka shkruar një koment të tij pas adresimit të Jakup Krasniqit para gjyqit në seancën e sotme në Hagë, duke e titulluar si ‘Jakupi jemi ne’.

Por ajo që ka ra në sy është se poshtë komentit të tij në rrjetet sociale, ka reaguar me një status, vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, që Robellin e ka quajtur një zero dhe një hiç, krahasuar me të.

“Enver, mundesh me qenë gjithçka, mundet zoti edhe hanë edhe diell me të bo. Por Jakup kurrë.

Nëse Jakupi është ajo mesatarja e kosovarit, ti je nën mesataren e kosovarit. Madje as nën, je zero, je një asgjë. Një hiç do të thoja!”, ka shkruar Gresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat