Kurti vizitë në Maqedoni të Veriut, temë rruga Tetovë-Prizren

Lajme

Kurti vizitë në Maqedoni të Veriut, temë rruga Tetovë-Prizren

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:31
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditë së djeshme u mirëprit në Maqedoni të Veriut nga Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh Kryetari i Lëvizjes BESA.

Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

Gjatë takimit u diskutua për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti, dje ishte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat