‘Kolegun tim e la gruaja për trajnerin e fiskulturës’! Mjeku shqiptar tregon përse mjekët divorcohen më shpesh

Lajme

‘Kolegun tim e la gruaja për trajnerin e fiskulturës’! Mjeku shqiptar tregon përse mjekët divorcohen më shpesh

Më: 17 prill 2023 Në ora: 18:16
Kita Sallabanda

Jo vetëm vështirësi profesionale, por edhe probleme familjare.

“Një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut”, është ky konkluzioni i nxjerrë nga një studim i kryer së fundmi. Këtë e konfirmoi edhe neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, i cili përmes një emisioni u shpreh se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku punon në Spanjë janë divorcuar.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë.

Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit. Ishte dhe rasti i një kolegut tim, të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fizkulturë. Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha mjeku.

Pasi tregoi rastin e kolegut të tij, të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fizkulturës, mjeku tha se martesa e tij mund t’i ketë shkuar ‘vaj’ pasi ai dhe gruaja e tij janë të dy mjekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat