"Radojçiqi, serb i madh": Danijela që udhëheq ekipin menaxhues me postime banale e ultra-nacionaliste

Lajme

"Radojçiqi, serb i madh": Danijela që udhëheq ekipin menaxhues me postime banale e ultra-nacionaliste

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:26
Danijela Vujiçiq

Ekipi menaxhues që do të prezantojë draftin e statutit për Asociacionin udhëhiqet prej Danijela Vujiçiqit, një deputeteje serbe nga Mitrovica e Veriut. Dhe del se ajo merret aktivisht me Kosovën.

Së fundi, ajo i ka reaguar në Twitter shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Velës, duke i thënë që “ta mbajë gjuhën në gojë sepse mund të ndëshkohet.”

Në një postim të bërë pardje (ditën e zgjedhjeve), Vujiçiqi kishte shpërndarë edhe një artikull të kriminelit Millan Radojçiq duke thënë që “populli serb fitoi në Kosovë dhe Metohi”.

Ndërkaq, djalit të Radojçiqit ajo i ka thënë publikisht: “Petre Radojçiq, babai juaj është njeri i ndershëm dhe serb i madh!”

Në profilin e saj, udhëheqja e ekipit menaxhues të Kosovës shihet duke shpërndarë vazhdimisht postime nga ana e presidentit Vuçiq dhe kryeministres Bërnabiq.

Po ashtu, ajo shihet derisa shpërndan postime që sulmojnë opozitën serbe. Ta zëmë, kjo është mënyra se si e sulmon Vuk Jeremiqin:

“Homosapiens është një qenie që mendon, nuk e di çfarë ka ndodhur me këtë. Neveri!"

Znj. Vujiçiq del se po ashtu e quan “tradhtare” politikanen serbe Rada Trajkoviq për qëndrimet e saj kritike ndaj Vuçiqit. Sulm me fjalë të papërshtatshme e banale ajo ka bërë edhe ndaj opozitarit tjetër serb nga Kosova, z. Aleksandër Jabllanoviq.

Së fundi, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca e ka përmendur faktin se znj. Vujiçiq është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Serbisë nga partia e Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat