Tërheqja e Tahir Zemajt, ish-ushtari i FARK-ut: U bë për ta shpëtuar popullatën nga masakra

Lajme

Tërheqja e Tahir Zemajt, ish-ushtari i FARK-ut: U bë për ta shpëtuar popullatën nga masakra

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:21
Ish-ushtari i FARK-ut, Musë Dragaj

Ish-ushtari i FARK-ut, Musë Dragaj tha se ish-kryekomandanti Tahir Zemaj e bëri tërheqjen e famshme me urdhër të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Ahmet Krasniqit.

Dragaj tha se tërheqja ishte bërë për ta shpëtuar popullatën nga masakra.

“Ka qenë marrëveshje që të tërhiqemi nga ajo zonë për ta shpëtuar popullatën nga masakra. Sepse fuqia nuk ka qenë për ta mbrojtur popullatën”, tha ai.

“Me 20-30 vetë mund të qëndrosh më lehtë”, tha ai kur u pyet për Ramush Haradinajn.

Musa Dragaj dhe Ismet Ibishi, dy ish-ushtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, kanë folur në Frontal në T7 për ish-kryekomandantin e FARK-ut, Tahir Zemaj, për të cilin pati akuza ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-shefi i G2-shit, Halil Çadraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat