MSH njofton për hapjen e konkursit për shkollimin specialistik

Lajme

MSH njofton për hapjen e konkursit për shkollimin specialistik

Më: 8 maj 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë  njoftoi  për hapjen e konkursit të ri për shkollim specialistik.

Sipas ministrisë, numri i specializimeve mbështetet në tri kritere: kuadër deficitar, kapacitete mentoriale dhe kapacitete infrastrukturore.

“Konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit”, shkruan në njoftimin e MSh-së.

MSH-ja deklaron se përmes këtij konkursi, ndahen 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private”.

“Specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publike Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional”.

Informacionet shtesë për konkursin gjenden ne ueb-faqen e MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat