Gjeloshaj viziton fabrikat e reja në Tuz: Me fitoren e Forumit Shqiptar, investimet do shtrihen në çdo komunë shqiptare

Lajme

Gjeloshaj viziton fabrikat e reja në Tuz: Me fitoren e Forumit Shqiptar, investimet do shtrihen në çdo komunë shqiptare

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 11:31
Nik Gjeloshaj

Kryetari i komunës se Tuzit, njëherësh drejtues i listës së Forumit Shqiptar për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, Nik Gjeloshaj, ka vizituar fabrikat e reja të ngritura në këtë komunë.

Gjeloshaj shprehet se Komuna është kthyer në një pikë strategjike e rëndësishme ekonomike, ku përditë ndërtohen fabrika të reja duke rritur ekonominë, nxitur punësimin dhe zhvilluar industri të ndryshme.

Nga ana tjetër Gjeloshaj tha se kjo traditë do vijojë me fitoren e Forumit, dhe investimet do të shtrihen në të gjitha komunat shqiptare.

“Jemi krenarë që Komuna jonë është kthyer në një pikë strategjike e rëndësishme ekonomike, ku përditë ndërtohen fabrika të reja duke rritur ekonominë, nxitur punësimin dhe zhvilluar industri të ndryshme. Mirënjohje për secilin investitor. Ne, Forumi Shqiptar do të jemi gjithmonë aty krah jush për të lehtësuar çdo procedurë për më shumë zhvillim e punësim!”-shkroi Gjeloshaj në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat