Drejtori i shkollës ku arsimtari e sulmoi seksualisht nxënësen tregon si e mori vesh rastin

Lajme

Drejtori i shkollës ku arsimtari e sulmoi seksualisht nxënësen tregon si e mori vesh rastin

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 17:36
Qazim Maloku

Qazim Maloku, drejtor i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ka treguar në Frontal  se si është njoftuar për një sulm seksual që një arsimtar ia kishte bërë një nxënëse.

Maloku tha se ishte në Shëngjin me stafin e shkollës, kur dikush ia kishte dërguar videon ku arsimtari shihet teksa e puthte nxënësen e mitur.

“Më a ardhur një video që më ka shokuar ku shihej ai akt i shëmtuar që kishte ndodhur në shkollë”, tha Maloku.

Ai tha se personi që ia dërgoi videon, ishte një nënë, ish nxënëse e kësaj shkolle.

“E kam thirrë profesorin dhe kam kërkuar sqarime prej tij”, tregon Maloku. “Dukej se ishte ai, mirëpo nuk isha 100% i sigurt”, shtoi ai.

Maloku tha se më pas e ka telefonuar komandantin e Policisë së Deçani. Më pas, tha se është telefonuar nga Policia, e cila i ka thënë atij se “ka elemente të veprës penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat