Vdes në aksident një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Kamenicë, një tjetër lëndohet rëndë

Lajme

Vdes në aksident një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Kamenicë, një tjetër lëndohet rëndë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicës. Si pasojë ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë ai.Sipas Hashanit, në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.

“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat