Zbulohet lista me mbi 14 mijë “botë” të Vuçiqit, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë

Lajme

Zbulohet lista me mbi 14 mijë “botë” të Vuçiqit, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:04
Aleksander Vuçiq

Një listë me mbi 14,000 llogari në rrjete të ndryshme sociale, me emrat dhe mbiemrat e njerëzve që qëndrojnë prapa Partisë Progresive Serbe është shpërndarë në rrjetin social Twitter.

Ndonëse më herët kishte llogari të cilat pretendoheshin se janë të lidhura me pushtetin, për herë të parë në shtetin serb, është një listë kaq e detajuar me emra dhe mbiemra të përveçëm.

Me një hulumtim tejet sipërfaqësor të kësaj liste, prejardhja e së cilës nuk është e konfirmuar, shihet se aty janë të përfshirë punonjës të sektorit publik nga të gjitha qytetet e Serbisë.

Në fillim të muajit korrik, llogaria në Twitter @protivdictature publikoi një tabelë në të cilën – siç u tha – renditen “të gjithë botët”, së bashku me “emrin, mbiemrin, rajonin, vendin dhe lidhjet me llogaritë në Twitter, Facebook, Instagram apo Tiktok”.

Termi “bot”, i bie se është një program softuerik që kryen detyra të automatizuara, të përsëritura, të paracaktuara, megjithëse një term më adekuat për aktivitetin e llogarive të kësaj liste është “astroturfing”, e që i bie fushatë e orkestruar apo krijimi i përshtypjes së mbështetjes publike duke i paguar njerëzit për të pretenduar se janë mbështetës.

Në po këtë llogari, e cila është nën emrin e Dragan Vidaković Mrki, janë të shpërndara vec e vec secila llogari duke e bërë lidhjen me vendet se ku punojnë po këta persona.

Një liste e vecantë është edhe për Mitrovicën e Veriut.

Përvec pjesës veriore të Mitrovicës, Dragan është siguruar që të sjell të gjithë qytetet të ndara në lista të vecanta.

Në listë gjendet kryetari i komunës së Mionicës, Boban Jankoviq.

Përvec atyre që në këtë listë kanë vetëm një llogari, të shumtë janë ata që kanë dy e më shumë.

Aleksandar Trifunoviq ka 6 llogari.

Dragan Mrki duke ironizuar vazhdimisht me cdo emër të përvecëm të kësaj liste ka publikuar edhe një fotografi ku shihet Vladimir Gabić nga Bajna Basta, i cili thotë punon në Komunë dhe sipas Dragan është pseudonimi i super robotit.

Me disa llogari në këtë listë është edhe Snežana Zlatić, e cila punon në Qendrën Kulturore në qytetin e Ivanjicës.

Në Twitter shkruhet: “Po ashtu përgjegjëse për sjelljen e vajzave kur arrin ekipa e funksionareve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat