Politikani serb: Vulin, Simiq-Kusari, Todosijeviq – a e di dikush se çka po gatuhet në tenxheren politike?

Lajme

Politikani serb: Vulin, Simiq-Kusari, Todosijeviq – a e di dikush se çka po gatuhet në tenxheren politike?

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:27
Aleksandër Arsenijeviq

Aleksandër Arsenijeviq, politikan nga veriu i Serbisë, knë një postim në profilin e tij në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi.

Ai ka folur edhe për incizimet e publikuara mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit dhe sanksionimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulinit nga Thesari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

Në postimin e tij, Arsenijeviq ka shkruar:

“A e di dikush se çfarë po gatuhet në tenxheren politike këtë javë? Disa nga përbërësit mund t’i shihnim vetë, Vulin, Simiq-Kusari, Todosijeviq dhe 25% më pak forca speciale në ndërtesat komunale. Cili është emri i saktë i kësaj pjate?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat