Vuçiç: Serbinë e presin bisedime të vështira për mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Lajme

Vuçiç: Serbinë e presin bisedime të vështira për mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Nga: F.B Më: 16 korrik 2023 Në ora: 10:43
Aleksandar Vuçiç

“Jemi duke punuar për planet e reja në zhvillimin e vendit si dhe në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç duke analizuar ngjarjet dhe aktivitetet që ka kryer në javën e shkuar, duke potencuar çështjen e serbëve dhe zhvillimin ekonomik, transmeton “Bota sot”.

Vuçiç ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale se i është gëzuar veçanërisht lajmit për rritjen e numrit të lindjeve në nivel vendi, duke premtuar kushte edhe mbështetje për familjet me shumë fëmijë.

Edhe në periudhën e ardhshme na presin bisedime të rënda lidhur me gjendjen dhe mbrojtjen e serbëve të Kosovës sikurse edhe rreth planeve të vazhdimit të zhvillimit ekonomik.

“E pritëm si mysafir presidentin malazez dhe filluam punën e përbashkët për avancimin e raporteve, që do të jetë kontribut shtesë në stabilitetin në rajon, por kemi zhvilluar edhe biseda e takime tjera me diplomatë nga vendet tjera, si me ata nga Izraeli dhe Venezuela, ku janë trajtuar tema në interesin bilateral”, ka shkruar Vuçiç.

Por sipas tij, “lajmi më i mirë i javës që shkoi është rritja e numrit të lindjeve në Serbi dhe ndërprerja e trendit negativ pas shumë viteve, kësaj do i shtohen edhe masat ekonomike për mbështetje prindërve me 5 e 6 fëmijë dhe krijimin kushteve për mirëqenie dhe buzëqeshje të tyre”, ka thënë Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat