Brnabiq “skajshmërisht falënderuese” ndaj Surinamit: Ishit vendi parë që çnjohët Kosovën, vendosët standard për të tjerët

Lajme

Brnabiq “skajshmërisht falënderuese” ndaj Surinamit: Ishit vendi parë që çnjohët Kosovën, vendosët standard për të tjerët

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 13:54
Ana Brnabiq

Në tetor të vitit 2017 Beogradi zyrtar kishte njoftuar me pompozitet të paparë ndonjëherë se për herë të parë se kishte arritur të siguronin “një çnjohje” të shtetësisë të Kosovës nga një shtet në Amerikën Jugore – nga Surinami. Ata pretendonin se ky shtet kishte revokuar njohjen që ia kishte bër Kosovës.

Gjashtë vite më vonë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka takuar ministrin surinamez të jashtëm, Albert Ramcand Ramdin, të cilin e ka falënderuar se ishte Surinami “vendi i parë që tërhoqi njohjen e Kosovës” dhe se kësisoji “vendosi standard të rëndësishëm që mëpastaj u ndoq nga shumë vende tjera”.

“Gjatë bisedës me Ministrin e Jashtëm, Biznesit Ndërkombëtar dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Albert Ramcand Ramdin, Brnabiq theksoi se heqja e njohjes (së Kosovës) vendosi standard të rëndësishëm që më vonë u aplikua edhe nga shumë vende tjera”, shkruan në një njoftim të lëshuar nga Qeveria e Serbisë. Aty shkruhet edhe mes tjerash se Serbia “e vlerëson dhe respekton shumë faktin se Surinami ishte vendi i parë që tërhoqi njohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovë”.

Në vitin 2017, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, që kishte nisur një kampanjë ndërkombëtare për të ashtuquajturën “çnjohje” ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës, pretedonte se Surinami ishte tërhequr nga vendimi i saj i mëparëm.

Qeveria e Kosovës, shprehej se asgjëkundi nuk mund të gjendet koncepti i “çnjohjes” në të drejtën ndërkombëtare – andaj, edhe e vlerësonin për të pamundshme.

“Së pari, në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston koncepti i tërheqjes së njohjes, ka ngrirje të marrëdhënieve diplomatike apo tërheqje të stafit diplomatik; Së dyti, nuk ka shtet që quhet ‘Kosovë e Metohi’ si në letrën e paraqitur në Beograd, por në marrëdhëniet ndërkombëtare ekziston një shtet sovran dhe i pavarur që quhet Republika e Kosovës”, thuhej në komunikatën e Qeverisë së Kosovës më 2017.

Daçiq shprehej nga një konferencë për shtyp se qeveria e Surinamit e ka marrë vendimin e saj më 27 tetor dhe një notë diplomatike i është dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës më 30 tetor të atij viti. “Një vendim i tillë tregon se duhet të jesh këmbëngulës, të flasësh me të gjithë”, shprehej Daçiq.

Ai gjithashtu zotohej se do të vazhdojë të sfidojë njohjen e Kosovës. “Kjo gjithashtu tregon se nuk ka mbaruar gjithçka,” shtonte ai.

Ministria e Jashtme e Kosovës shprehej e sigurt se nuk kishte marrë ndonjë dokument zyrtar për tërheqjen e supozuar të njohjes nga Surinami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat