Pacolli me një postim për mërgimtarët: Të jenë të mirëseardhur, jo veç për kuletat e tyre

Lajme

Pacolli me një postim për mërgimtarët: Të jenë të mirëseardhur, jo veç për kuletat e tyre

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:46
Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shkruar një postim në Facebook për mërgimtarët.

Ai ka thënë se shpreson se kjo kategori shoqërore të jetë e mirëseardhur jo vetëm për kuletat, pore dhe për dashurinë.

Pacolli ka shkruar edhe për ndjenjën e të jetuarit jashtë Kosovës.

”Ndjenjen e të jetuarit në diasporë e dinë vetëm ata që e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë. Nuk është e lehtë dhe shumica e bëjnë nga nevoja. Por, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë.

Do të doja shumë që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur, jo vetëm për kuletat e tyre por edhe  për ndjenjen e dashurisë. Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj që të keni një qëndrim të mrekullueshëm. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe dashuria jonë e madhe“, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat