Kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes mbi 30 hektarë në Suharekë

Lajme

Kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes mbi 30 hektarë në Suharekë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:32
Mbledhja e Qeverisë

Mbi 30 hektarë në Suharekë kanë kaluar në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për pronën e paluajtshme ish-shoqërore “Ballkani” Njësia Damper.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Aty është thënë se kjo po bëhet për interes publik të pronës së paluajtshme, për nevoja të ministrisë dhe Forcës së sigurisë së Kosovës.

“Duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, më në fund me anë të këtij veprimi të Qeverisë, do të kompensohen të drejtat e tyre”, është theksuar në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat