Buzhala pas vendimit për pezullimin e çertifikatës së Klan Kosova: Greve e përgjithshme e mediave dhe gazetarëve të pavarur!

Lajme

Buzhala pas vendimit për pezullimin e çertifikatës së Klan Kosova: Greve e përgjithshme e mediave dhe gazetarëve të pavarur!

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:46
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Buzhala tha se qeveria ka marrë vendim përfundimtar për mbylljen e Klan Kosovës, teksa ftoi të gjithë gazetarët që të solidarizohen me këtë medium.

Reagimi i plotë :

Qeveria mori vendim perfundimtar qe te mbyllet Klan Kosova:

I ftoj te gjithe koleget gazetare ne krejt Kosoven qe te solidarizohemi me Klan Kosoven. Ky eshte testi i vertete dhe me serioz i demokracise dhe mediave te lira.

Nuk guxojme me u nenshtru para mentalitetit te Dejona Mihalit.

Greve e pergjithshme e mediave dhe gazetareve te pavrur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat