Haziri pas suspendimit nga puna të gazetarit të RTK-së: Me porosi të pushtetit të Kurtit, vetëm pse ishte kritik!

Lajme

Haziri pas suspendimit nga puna të gazetarit të RTK-së: Me porosi të pushtetit të Kurtit, vetëm pse ishte kritik!

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:57
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas suspendimit që RTK-ja i ka bërë gazetarit  nga Gjilani, Asdren Agushi.

Haziri thotë se ai është suspenduar nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit vetëm pse Agushi ka qenë kritik.

Haziri thotë se është tentim skandaloz që t’i mbyllet goja gazetarëve dhe rrjedhimisht të ngulfatet fjala e lirë.

“Lëkundjet dhe trandjet e pushtetit me mendësi autoritare hetohen kur tentojnë t’i disiplinojnë gazetarët, me metoda të vjetra. Suspendimi nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit nga nga menaxhmenti i RTK-së (Radio Televizioni i Kurtit) për gazetarin Asdren Agushi, veç pse ky i fundit ka qenë kritik, është skandaloz dhe tentim për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe rrjedhimisht, ngulfatjen e fjalës së lirë. Agushi ka qenë kritik i të gjitha pushteteve, madje i ashpër në disa raste edhe ndaj meje. Por, deri sot nuk është penalizuar asnjëherë. Në mbështetje të Asdrenit dhe të gjithë gazetarëve të Kosovës sa herë që përballen me presione e linçime. Karshi pushteteve, gazetarët kanë gjithmonë të drejtë” shkruan Haziri në reagimin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat