Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit - alarmohet sigurimi

Lajme

Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit - alarmohet sigurimi

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës.

Ndërsa, për të në mbrëmje u organizua një koncert në këtë komunë.

Në këtë koncert morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, por jo gjithçka ka shkuar mirë.

Raportohet se stafi i sigurimit ka ndaluar një qytetar i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti.

Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti ka rezistuar me çka ka sjellë eskalimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat