Rama nderon ish-ministrin Mehaj me “Çelësin e Qytetit”

Lajme

Rama nderon ish-ministrin Mehaj me “Çelësin e Qytetit”

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:50
Përparim Rama dhe Armend Mehaj

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe punën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunës së Prishtinës, kryetari i kësaj komunë, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e Qytetit ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

I pari i kësaj komunë, Rama tha se dhurimi i këtij çelësi është më e pakta që mund të dhurojnë për ministrin.

"Me keqardhje e zemër tw thyer, përkundër faktit që kemi pas një marrëdhënie fantastike, ke ardhur prej Norvegjie në vendlindje dhe ke bërë një shërbim fantastik. Pra, kemi pas një bashkëpunim të mrekullueshëm. Kemi krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë që janë shembull për të gjithë. E kuptoj vendimin e juaj, mirëpo nuk mund të them se një mik i madh që kam pas këtu, tash nuk do të jetë në institucion, por shpresoj se miq do të mbesim përgjithmonë", tha Rama.

Ndërsa ministri Mehaj u shpreh i lumtur për këtë mirënjohje.

"Me të vërtete pak befasi dhe e papritur, por së pari faleminderit për bashkëpunimin, për punën që po bëni për qytetarët e kryeqytetit. Je shembull për bashkëpunim, i kemi borxh këtij vendi shumë, të përgëzoj për bashkëpunimin, po bënë një punë të mrekullueshme. Pleqtë kanë thënë rri shtrembët e fol drejt, e unë jam prej atyre. Përkushtimi ndaj popullit është shumë i rëndësishëm, të ja kthejmë çdo njëri aq sa kemi vullnet për një bashkëpunim të plotë. Bashkëpunimi sidomos me ty personalisht ka qenë shumë i lehtë, pa shumë filozofi, e kemi gjetur një zgjidhje të përbashkët për të mirën e qytetarëve, me fjalë pak e shumë punë. Është nderim i veçantë, do të më keni prapa në çdo mënyrë në mbështetje të Kosovës", tha Mehaj.

Si shenjë mirënjohje pwr bashkëpunim, edhe ministri Mehaj pati një dhuratë, për kryetarin e kryeqytetit. Ai derisa ja dhuroi një emblemë të FSK-së, tha se kjo është si shenjë për përkushtimin që edhe ata që vinë pas tij në MB, e përcjellin të njëjtën frymë për të mirën e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat