Çeku: Dedikim i fuqishëm nga perandori Justinian u zbulua në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Lajme

Çeku: Dedikim i fuqishëm nga perandori Justinian u zbulua në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 16:15
Hajrulla Çeku

Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se ekipi i arkeologëve ka zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike.

Çeku ka shkruar se mbishkrimi dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.

“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, ka shkruar Çeku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat