Gruaja e Hovenierit ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

Lajme

Gruaja e Hovenierit ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:30
Jeffrey M. Hovenier dhe Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pranuar një dhuratë (thurje dore) për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, të cilat i kishte punuar gruaja e ambasadorit.

Çeku ndau pamje nga takimi derisa ndau edhe detaje nga biseda.

Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht.

Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur. Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkruan ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat