Simiq flet për “ultimatumin e të premtes”, shfaqet me videomesazh

Lajme

Simiq flet për “ultimatumin e të premtes”, shfaqet me videomesazh

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 22:16
Igor Simiq

Të premten e kaluar Inspektorati Komunal i Mitrovicës së Veriut nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilloi inspektime në një ndërtesë nën pronë komunale, objekt ky që vijon të jetë i shfrytëzuar nga strukturat paralele serbe.

Lista Serbe u “alarmua” të premten e kaluar duke u shprehur se inspektorët kanë lajmëruar se “do të vinë prap të hënën” dhe se do të pasonte “dëbimi” i punëtorve serbë; dhe se po ashtu “rendin do ta kenë institucionet shëndetësore, shkollat, kolegjet…nën pretendimet për pronë komunale”.

Në një ndërtesë në lagjen multietnike të quajtur Mahalla e Boshnjakëve inspeksioni komunal u ka kërkuar dokumentacionin e nevojshëm që kanë për shfrytëzimin e atij objekti, i cili bie nën pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Inspektorati shkoi sërish; dhe në mungesë të atij dokumentacioni të shfrytëzimit të objektit i tha Nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, se “deri të premten duhet të lirojnë ndërtesën”, e për më tepër, për shkak se aty punohet me sistem serb paralel, e ku funksionon edhe një degë e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, e cila në Beograd drejtohet nga Petar Petkoviq.

Kjo ndërtesë, aktualisht, mbetet e vetmja që përbrenda ka “organet shtetërore të Republikës së Serbisë”, siç thonë Lista Serbe.

“I bëjmë pyetje komunitetit ndërkombëtar nëse në këtë mënyrë po respektohet thirrja e tyre ndaj kryetarëve jolegjitimë që të kryejnë vetëm detyre administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona”, shkroi Lista Serbe në një reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat