Dyshohet për grabitje në Prishtinë, Policia ia publikon foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Lajme

Dyshohet për grabitje në Prishtinë, Policia ia publikon foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 16:18
Personi i kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari që ka qenë i përfshirë në një grabitje më 24 gusht në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje të ndodhur me datën 24.08.2023 , në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat