Gjuriq takohet me Escobarin, i thotë se Kurti po krijon përçarje mes Serbisë dhe perëndimit

Lajme

Gjuriq takohet me Escobarin, i thotë se Kurti po krijon përçarje mes Serbisë dhe perëndimit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:27
Marko Gjuriq dhe Gabriel Eskobar

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka shkruar për takimin që e ka pasur me Gabriel Escobarin, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Gjuriq ka propaganduar se në Kosovë ka presion diskriminues ndaj komunitetit serb.

Madje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet që të krijojë përçarje në mes Serbisë dhe perëndimit.

”Gjatë takimit, posaçërisht theksova ngacmimet e përditshme ndaj të cilave është i ekspozuar komuniteti serb në Kosovë. Presioni diskriminues, jodemokratik dhe shpesh i dhunshëm ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar përçarje mes Beogradit dhe partnerëve të tij në BE dhe SHBA janë politikat e vetme të Albin Kurtit“, ka propaganduar Gjuriq.

Sipas Gjuriqit ”një politikë e tillë nuk ka të ardhme“.

”Beogradi mbetet i vendosur për paqen, bashkëpunimin dhe politikën e së ardhmes“, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat