“Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliard s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin

Lajme

“Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliard s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:48
Albin Kurti

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër. Kurti në këtë bashkëbisedim është pyetur edhe për bashkëpunimin tregtar në mes të dy shteteve dhe për atë që mund të bëhet më shumë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.

Kurti në këtë rast ka përmendur rritjen e eksportit në Kosovë, duke thënë se gjatë këtij viti ka arritur të kalojë shifrën 1 miliardë euro.

Kryeministri kosovar me këtë rast është kujdesur që të bëjë edhe pak shaka, duke thënë se e kanë porositur që në Zvicër të flasë me përqindje, meqë për një shtet si Zvicra 1 miliardë euro s’janë asgjë..

“Eksportet sivjet për herë të parë e kalojnë 1 miliardëshin. M’kanë thanë këtu në Zvicër ma mirë fol me përqindje se s’janë pare ato për Zvicrën”, ka thënë Kurti. 

Për ta parë videon klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat