Si ju dogj skenari Aleksandar Vuçiçit: shërbimet amerikane përgjuan BIA-n serbe

Lajme

Si ju dogj skenari Aleksandar Vuçiçit: shërbimet amerikane përgjuan BIA-n serbe

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:52
Aleksander Vuçiq dhe Vulini

Plani serb për krijimin e një ushtrie që të funksionojë si krah i armatosur i Listës Serbe është djegur në në fillim të saj.

Shërbimet perëndimore dinin gjithçka për një skenar destabilizues që po përgatitej nga shërbimi sekret serb. Madje pikërisht për këtë është ndëshkuar nga SHBA edhe shefi i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, që është as më pak e as më shumë por njeriu më i afërt i Aleksandër Vuçiçit në kupolën e lartë serbe.

Fakt është se edhe Vuçiç e ka ditur që shërbimi sekret amerikan dhe ai gjerman, dinin gjithçka.

Në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Sigurisë, Vuçiç ka pranuar se ata (amerikanët) i përgjojnë edhe në dhomën e gjumit.

Armët për grupin terrorist i ka tërhequr vetë Radojciç, nënkryetari i Listës Serbe, një muaj më parë në një depo të BIA-s që është pozicionuar 5 kilometra afër kufirit me Kosovën.

Sipas planit fillestar, ishte menduar që trazira të niste në Leposaviç, ku dhe shpresohej një reagim i popullsisë, pas së cilës do të fshiheshin njerëzit e armatosur.

Sipas skenarit, është planifikuar që KFOR do të futej për të kontrolluar veriun e Kosovës, duke larguar praninë e policisë. Kur kjo nuk ka ndodhur, urdhri operativ është dhënë fundjavën e shkuar, me anë të një radiogrami të Aleksandër Vulinit. Radiogram që është siguruar dhe çkoduar nga shërbimi gjerman.

Radiogrami thoshte se duhej të nxirrej policia e Kosovës nga kazermat, e më pas të digjeshin stacionet në Zveçan dhe Leposaviç. Këtë qëllim ka pasur edhe prita që çoi në vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Por pikërisht këtu ka ndodhur prishja e skenareve, pasi të gjitha lëvizjet e grupit të armatosur janë ndjekur me pamje satelitore. Të cilat siç dihet nuk i siguron dot një vend si Kosova apo shtetet Ballkanike, përpos superfuqive aleate. Ka qenë inteligjenca amerikane, që ka siguruar gjithçka rreth informacionit në kohë reale, e më pas ka pasur kontakte diplomatike me Aleksandër Vuçiçin, të cilit i kanë dërguar mesazhin se gjithçka dihet e nuk mund të ketë shpëtim për grupin e armatosur. Ka qenë pikërisht ky moment, kur Vuçiç ka negocuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të grupit të armatosur.

Siç mësohet, presidenti serb është ndjerë i tradhëtuar edhe nga Kisha Ortodokse, e cila që në momentet e para me deklaratë zyrtare, është denoncuar nga grupi i armatosur, madje ka deklaruar se është marrë peng.

Pas djegies së skenarit, Vuçiç ka urdhëruar mediat pro tij që të elauborojnë idenë se nuk do të ketë një përgjigje të ashpër por vetëm veprime diplomatike.

‘Veçernje Novosti’, gazeta pranë Vuçiçit, në një analizë për situatën aktuale, thekson se “Ushtria serbe mund të hyjë në Kosovë, por nëse ndodh kjo atëherë hapet një luftë me NATO-n. ndaj do të ishte më mirë një luftë diplomatike, duke nisur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Për këtë Beogradi do të presë kur Shqipëria të lërë presidencën e saj tek Brazili, vend që nuk e ka njohur Kosovën deri më tani. E më pas do të diskutohet për situatën në veriun e Kosovës, ku do të kërkohet largimi i policisë së Kosovës dhe displokimi i plotë i KFOR”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat