“Këtu ka hy dreqi e i biri”, Osman Musliu: S’është mirë me i publiku konvertimet

Lajme

“Këtu ka hy dreqi e i biri”, Osman Musliu: S’është mirë me i publiku konvertimet

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 23:38
Osman Musliu

Në emisionin “Gallatë” imami i njohur Osman Musliu, duke folur për konvertimet fetare ka thënë që është e drejtë e secilit që të vendos për besimin e tij.

Musliu tutja ka shprehur shqetësimin e tij për siç ka thënë ai  propagandën që po bëhet në konvertime.

“Tash është koha e propagandave, marketingut, këtu është hy ‘dreq e i biri’, shërbime të ndryshme, kush t’i jap paret tash ki me kcy qysh ta rre vallen”, tha Musliu.

Ai tutje tha që nuk është mirë që prijësit fetarë të merren  me reklamacion dhe propaganda të tilla.

Kjo propagandë sipas tij mundet me e prish tolerancën nderfetare në Kosovë.

“Disa konvertime po i lidhin me shqiptarinë dhe kjo më pengon më së shumti dhe kjo është e rrezikshme”, tha Musliu.

Ai tutje ka përmendur rastet e fundit të konvertimit nga feja islame në katolog në Drenicë.

“Kanë qenë dy raste këtë vit në Drenas, e bonën të madhe sikur janë patriotat më të mëdhenj të Drenicës, unë i njofsha të dytë edhe propaganduesin, tha tutje Musliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat