“Duhet ligj për bashkësinë fetare” – Musliu dyshon që klerikët ortodoks po marrin rroga nga qeveria e Kosovës

Lajme

“Duhet ligj për bashkësinë fetare” – Musliu dyshon që klerikët ortodoks po marrin rroga nga qeveria e Kosovës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 00:33
Osman Musliu

I pyetur a ka demokraci në Bashkësinë Islame të Kosovës, imami i njohur Osman Musliu tha që në BIK nuk ka pasur demokraci që nga Mbretëria Serbo-Kroato- Sllovene.

Ai tutje tha që shteti duhet të bëjë ligjin për bashkësitë fetare. Ne si prijës fetarë jemi njerëz që nuk na mbronë ligji”, tha Musliu.

Musliu ka thënë që kur ka ligj ka edhe rregull,  e then ligjin shkon në burg edhe largohesh prej punes por kur nuk ka ligj nuk ka ku të ankohesh.

“Diçka sherr ka, a e kanë ambasadat apo bashkësitë tjera fetare nuk e di por një ligj lehtë do të bëhej”, ka thënë Musliu.

Ai tutje ka thënë që ka dëgjuar që ka shumë klerikë ortodoksë që marrin paga prej qeverisë së Kosovës. “Unë jam fanatik dhe me vjen inati që në emër të mësuesit të fesë me marrë ata rrogë prej qeverisë. Ai që ma mka vra xhematin, xhemati i tij merr rrogë prej qeverisë së Kosovës a une që 39 vjet jam në punë dhe nuk me ka prek dora e shtetit të Kosovës, kjo është e papranueshme”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat