“Stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti...”, avokati shqiptar ‘shpërthen’ ndaj Ramës: O mjeran, pse rri si kryeministër?

Lajme

“Stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti...”, avokati shqiptar ‘shpërthen’ ndaj Ramës: O mjeran, pse rri si kryeministër?

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:43
Albin Kurti në stadium

Së fundi, morën vëmendje paraqitjet e Edi Ramës dhe Albin Kurtit në stadiumin “Air Albania”, të cilët ishin shkuar për ta përcjell ndeshjen Shqiëpri-Çeki.

Ajo çka nxiti reagime ishte fakti se dy kryeministrat shqiptar qëndruan larg njër-tjetrit dhe nuk e përcollën bashkë ndeshjen.

E këtë çështje, e komentoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai në një postim në Facebook ‘goditi’ Ramën, ku ngriti pyetje se

“E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?

Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?” – shkroi ndër të tjera Ngjela, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rama i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti...

E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?

Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?

Ik, o Ramë ziu, se nuk ke më të ardhme në Shqipëri, se shqiptarët tani të kanë njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat