Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve vendos të hapë zyre në Novi Pazar

Lajme

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve vendos të hapë zyre në Novi Pazar

Nga: F. B. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:46
Novi Pazari

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSh) ka marr vendim që në Pazar të Ri të hap zyre të Këshillit, qëllimi i të cilës është komunikimi më i lehtë me bashkëkombësit që jetojnë në këtë qytet, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Nga Këshilli është thënë se hapja e përfaqësisë së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Pazar të Ti (Novi Pazar) synim primar ka komunikimin më të mirë me bashkëkombësit, qofshin ata që jetojnë në këtë qytet por edhe në qytetet edhe vendbanimet afër Pazarit.

Zyra do merret me qëllimet dhe problematikat me të cilat merret edhe Luginën e Preshevës, përkatësisht mbrojtjen e drejtave dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve bashkëkombës.

Nga KKSh nuk është njoftuar nëse kanë caktuar një datë, ku zyra mund të bëhet funksionale, por është thënë se “kjo do të ndodhë së afërmi”, ndërkohë që aktualisht po kërkohet lokacioni më i përshtatshëm për punë.

Sipas rezultateve të fundit zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Serbi, Pazari i Ri (Novi Pazari) kishte 200 persona të regjistruar si pjesë shqiptar.

Selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve është në Bujanovc, ndërsa Këshilli deri tani ka hap zyra në Preshevë, Medvegjë dhe pritet që e njëjta të hapet edhe në Pazar. Përndryshe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka bashkëpunim shumë të mirë me Këshillin Kombëtar të Boshnjakëve “me të cilin ndajnë edhe tema, synime, problematika e qëllime të njëjta”.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve do të jetë institucioni i tretë kombëtar që vepron në këtë qytet, pasi krahas Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, kohë më parë zyre atje ka hap edhe Këshilli Kombëtar i Goranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat