Pamje nga vendi ku mbeti i plagosur një polic nga grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos”, Policia jep detaje

Lajme

Pamje nga vendi ku mbeti i plagosur një polic nga grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos”, Policia jep detaje

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave.

Për pasojë, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Faton Aliu, i cili tha se si pasojë e të gjuajtjes me armë nga të dyshuarit është lënduar një polic dhe janë shkaktuar dëme në veturën zyrtare të Policisë.

Policia ka konfimruar se polici e ka marrë tretmanin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën

“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje”.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat