Nëna e policit që lëshoi Kosovën sot: Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall

Lajme

Nëna e policit që lëshoi Kosovën sot: Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall

Më: 1 janar 2024 Në ora: 17:33
Hikmet Bajrami

Zyrtari policor, Hikmet Bajrami nga Gjakova sot përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po lëshon Kosovën pikërisht në ditën e parë të liberalizimit të vizave/

E nëna e tij, ka shkruar disa vargje lidhur me ikjen e djalit të saj drejt Evropës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ky vend bir Hikmet që ashik shpirtërave ju ka ba’
ku nga njerëzit e shpirtit s’përton me i nda,
e që më të vështirën ma bëri atë fjalë:
“Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall!”
M’kujto Vatan…

Sot nga kjo tokë unë po shkojë aman,
me një valixhe n’dorë pa lëshuar zë Vatan,
m’kujto të lus ngase aq larg do t’shkoj,
me ashkun e zemrës çdoherë do të mbuloj!

M’kujto si fëmijë tëndin çdoherë,
m’kujto çdo dimër, vjeshtë, verë e pranverë,
aman m’kujto thjeshtë veç si një udhëtarë,
që shkon dhe kthehet prap tek ti si më parë!

M’kujto si një ashik me sy të përlotur,
nga vendi i larguar por me të kurrë i ngopur,
m’kujto se prapa lash babë e nanë,
s’të tradhëtova kurrë më beso vatan!
M’kujto kur aty lash ëndrrën time përgjysmë,

e pikëllimi mundohet nga jashtë lumturi të qëndisë,
m’kujto aty në pëshpëritjen e thellë të natës,
kur Zotit i thoja se dua rrugën e mërgatës!

M’kujto si i sakatosur por jo i marrosur,
me mallë i pikturuar e mërzi i prangosur,
e lus Zotin si shqiptar për këtë tokë të larë me gjak,
të m’i bëj qefinit tim dheun tënd kapak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat