Kris grushti mes mërgimtarëve dhe Policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës

Lajme

Kris grushti mes mërgimtarëve dhe Policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një përleshje ka ndodhur sot mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar.

Sipas pamjeve të publikuara nga ATV, në përleshje janë përfshirë disa persona.

Raportohet që shkak për këtë sherr është bërë tejkalimi i kolonës së automjeteve që po prisnin në radhë për të dalë nga Kosova.

Momentalisht nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat