E rëndë: Publikohen fotot e dy mërgimtarëve që vdiqën tragjikisht teksa po udhëtonin për në Kosovë

Lajme

E rëndë: Publikohen fotot e dy mërgimtarëve që vdiqën tragjikisht teksa po udhëtonin për në Kosovë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 09:45
Viktimat, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari.

Sipas raportimeve të mediave, ato po vinin në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur një familjar i viktimave.

Image
Viktima, Kushtrim Hoxhaj

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me  ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe  bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë  automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe fotografitë e tyre.

Image
Jetmir (Naser) Rexhepi

Media ka provuar të marrë një konfirmim për rastin nga Ambasada e Kosovës në Hungari, por deri tash s’ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat