“Vëllai u nis për Serbi e më pas u zhduk” - kjo është gruaja që u arrestua për deklarim të rremë në Gjakovë

Lajme

“Vëllai u nis për Serbi e më pas u zhduk” - kjo është gruaja që u arrestua për deklarim të rremë në Gjakovë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Media mbrëmë ka raportuar për një rast që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku një grua ka raportuar rrejshëm si të zhdukur vëllain e saj. Ky i fundit u arrestua në Serbi dhe ndonëse ishte në dijeni për këtë gjë, 37-vjeçarja alarmoi Policinë se nuk di gjë për fatin e vëllait të saj. E, për këtë, ajo posa u zbulua ra në pranga.

Media mëson se e dyshuara është Alnora Avdija.

Avdija ditë më parë kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se në fund të muajit nëntor, vëllai i saj me një veturë me qira kishte marrë rrugën për në Serbi.

Sipas saj, që atëherë ka humbur kontaktet me 44-vjeçarin dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Mësohet se pas veprimeve hetimore, Policia ka zbuluar se e dyshuara ka deklaruar rrejshëm, pasi e njëjta ka qenë në dijeni që vëllai i saj është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Nishit.

Si rezultat i kësaj, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që e dyshuara të dërgohet në mbajtje dhe e njëjta të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Deklarim i rremë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat