Vuçiq si popullist patetik: Nesër më japin Nobel për Paqe nëse e njoh Kosovën, por çka më duhet?

Lajme

Vuçiq si popullist patetik: Nesër më japin Nobel për Paqe nëse e njoh Kosovën, por çka më duhet?

Më: 19 janar 2024 Në ora: 07:24
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka çuar në tjetër nivel diskursin popullist duke deklaruar nga Davos se po të vendoste ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran bashkësia ndërkombëtare “qysh nesër do të më jepte çmimin Nobel për Paqe”.

“Por, çka më duhet kjo në jetë”, ka thënë Vuçiq në stilin mellodramatik të tij.

Ai vazhdoi të thotë se “mua më duhet respekti i popullit tim, qytetarëve serbë” dhe se “aq më bën çka të huajt mendojnë”.

Vuçiq mes tjerash tha se Kosova synon “de fakto fundin” e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërsa shtoi edhe se zyrtarët evropianë “nuk janë në anën e Beogradit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat