Armët në duart e të miturve, dukuri shqetësuese

Lajme

Armët në duart e të miturve, dukuri shqetësuese

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:38
Ilustrim

Posedimi i llojeve të ndryshme të armëve nga të miturit është shndërruar në një fenomen shqetësues në Kosovë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, dy të mitur në Skenderaj janë arrestuar, pasi atyre u janë gjetur armë të zjarrit dhe të ftohta.

“Arrestimi i dy të dyshuarve të moshës së mitur është realizuar pasi tek te njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar: një armë pistoletë me tetë fishek dhe një thikë. Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Ndërkohë, dhjetëra raste të gjetjes së armëve janë evidentuar nëpër çantat e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës gjatë vitit 2023.

Derisa, në hapësirat brenda dhe përreth shkollave janë regjistruar qindra raste të përfshirjes së të miturve në vepra të ndryshme penale.

“Gjatë vitit 2023, 155 raste janë regjistruar për lëndime të lehta trupore, 53 raste për sulme, 47 për posedim të armës së ftohtë, 8 raste për posedim të armës së zjarrit. Ndërkaq, në vitin 2022, 148 raste janë regjistruar për lëndime të lehta trupore, 61 për dëmtim prone, 69 për posedim të armës së ftohtë dhe 14 për posedim të armës së zjarrit.

Që dukuri të tilla janë shqetësuese ka thënë edhe drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë, Zyrafete Lokaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat