Mesazhi i Jabllanoviqit: Thuhej që prej kur erdhi VV në Leposaviq ishte veç zi, paska edhe bardh

Lajme

Mesazhi i Jabllanoviqit: Thuhej që prej kur erdhi VV në Leposaviq ishte veç zi, paska edhe bardh

Më: 30 janar 2024 Në ora: 22:52
Aleksandar Jablanoviq

Ish-ministri Aleksandar Jablanoviq është lajmëruar drejtpërdrejtë përmes një mesazhi në emisionin “Politiko” duke i shkruar drejtuesit të emisionit Kushtrim Sadikut, përderisa debatohej për skandalin e aferës ‘Kokaina’ në Leposaviq, ku nënkryetarja Dragana Miletiq shihet duke konsumuar lëndë narkotike.

Mesazhi i Jabllanoviqit është lexuar drejtpërdrejtë ne emision nga Kushtrim Sadiku.

“Po e shoh sonte emisionin për Kokainën, lëreni gruan ta shoh jetën”, ka shkruar Jabllanoviq, duke iu referuar nënkryetares Miletiq.

Tutje ai ka vazhduar të shkruaj me ironi lidhur me rastin.

“Thonin që prej kur erdhi VV në Leposaviq ishte veç zi, paska edhe bardh”, ka shkruar Jabllannoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat