Daçiç thotë se mbledhja e KS do jetë e hapur sipas informatave që ai ka, Vuçiç përfaqëson Serbinë

Lajme

Daçiç thotë se mbledhja e KS do jetë e hapur sipas informatave që ai ka, Vuçiç përfaqëson Serbinë

Nga: F.B. Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 09:54
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Daçiç ka deklaruar se sipas informatave që ai posedon mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën do të jetë e hapur, ndërsa Serbinë e përfaqëson Vuçiç, duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për lojëra e presione që mbledhja të jetë e mbyllur për opinion, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Daçiç tha se ka pasur shumë presione që mbledhja të jetë e mbyllur për opinion "Sa i përket procedurës, për dy ditë rresht ka pasur lojëra e presione që mbledhja e KS e thirrur nga Guajana të jetë e mbyllur” tha ai.

"Vendet perëndimore dhe ato të BE-së për shkaqe që vetëm ata i dinë kërkuan që mbledhja të jetë e mbyllur, ne konsiderojmë që kanë dashur që opinioni botëror mos të dëgjojë ngjarjet dhe rrethanat në Kosovë, ashtu që të plasojnë gënjeshtar në hapësirën ndërkombëtare", tha Daçiç.

Kjo ishte një betejë e madhe sepse në mbledhjet e mbyllura “ asgjë nuk publikohet, ndërsa nga mbledhjet private, lëshohen kumtesa” tha ai, duke shtuar se ata thanë se edhe më parë ka pasur mbledhja të mbyllura.

"Ne biseduam me vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe kyçe ishte biseda me ministrin e jashtëm të Guajanes, që dha rekomandim misionit që si kryesuese pa votim të jetë e formatit të hapur” tha Daçiç.

"Ne duam që ajo të jetë e hapur, që të prezantohen argumentet para KS dhe të shihet si po komplikohen gjërat e po shkelet rezoluta 1244 dhe çfarë po përjeton populli serb përmes presionit edhe së fundi suspendimit të dinarit”, tha ai duke pranuar se po të votohej mund të kishte rrezik që mbledhja të ishte e mbyllur.

Ai falënderoi ministrin e jashtëm të Guajanes që mori vendim të guximshëm si kryesuese e KS për këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat