Ish kryetarja e Kushtetueses, Rama: Ka pasur sulme publike e tentime joformale për të ndikuar në punën e gjyqtarëve

Lajme

Ish kryetarja e Kushtetueses, Rama: Ka pasur sulme publike e tentime joformale për të ndikuar në punën e gjyqtarëve

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 23:27
Arta Rama

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, ka folur për sulmet e politikës ndaj institucionit të cilin e ka drejtuar.

Sipas Ramës, ky fenomen është problematikë e gjykatave kushtetuese në tërësi dhe jo vetëm e Kosovës.

“Sa i përket sulmeve që vijnë nga politika në drejtim të Gjykatës Kushtetuese mund të them se kjo është një prej problemeve dhe sfidave të gjykatave kushtetuese në tërësi”, është shprehur Rama, për “Betimi për Drejtësi”.

Ish-kryetarja tha se në Kosovë ka pasur kërcënime me të cilat është tentuar të ndikohet në gjyqtarë dhe punën e Gjykatës Kushtetuese.

“Politika nuk ka qëndruar anash edhe sa i përket tentimit për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe ka pasur edhe sulme publike edhe ndaj gjykatës edhe ndaj gjyqtarëve individualë, mirëpo këto janë vetëm ato që janë publikisht të njohura. Në anën tjetër gjithmonë ka pasur edhe tentime joformale, jopublike që të ndikojë në gjyqtarë ose gjykatë. Ka pasur kërcënime, ka pasur mënyra të ndryshme me të cilat është tentuar të ndikohet”, ka thënë ish-kryetarja e Kushtetueses.

Ndërsa me punën e Kushtetueses Rama është e kënaqur, por kjo s’do të thotë se s’mund të ketë regres në të ardhmen.

“Pyetja se ‘a ka mundur dhe a mundet të punojë Gjykata Kushtetuese më mirë? Padyshim që mundet, mirëpo në këtë drejtim, derisa unë shoh përmirësim edhe në rritjen e numrit të rasteve që parashtrohen, por edhe në kualitetin e vendimmarrjes për mua është për t’u vlerësuar në mënyrë pozitive. Por, në anën tjetër ‘a ka mundësi të shkojë edhe në regres? Edhe këtë e shoh si mundësi duke pasur parasysh situatën aktuale dhe qëndrimet që ekzistojnë ndaj Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat